Ora News – Mandati i Kapllanajt, Bushka: KQZ tjetërsoi vendimin, kemi prova

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste vijon me akuzat ndaj kreut të KQZ-së, Klement Zguri, pasi sipas saj ka tjetërsuar vendimin për mandatin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, në një dalje për mediat tha se KQZ, në shkelje të ligjit, ka përgatitur dhe firmosur një vendim i cili nuk është marrë formalisht në mbledhjen publike të KQZ.
Bushka: Propozimi i dy anëtarëve të KQZ u rrëzua në KQZ me 4 vota kundër, duke mos patur vendimmarrje nga KQZ për këtë çështje. Sot shumica e anëtarëve të KQZ, duke fallsifikuar krejtësisht çfarë ndodhi në mbledhjen e KQZ të datës 03.11.2017, kanë dalë me një vendim shumice të kësaj date, i cili nuk është marrë fare në atë mbledhje. Sipas këtij vendimi, KQZ paska vendosur "Vazhdimin e mandatit të z. Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër".

Për falsifikimin socialistët kanë edhe prova filmike si edhe vendimin e shumicës së KQZ.

Bushka: Në sekondën 17 të materialit del qartë se çfarë vendimi u mor në atë mbledhje të KQZ, dhe se si po përpiqet shumica e anëtarëve të KQZ të falsifikojë atë vendimmarrje.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mandati-i-kapllanajt-bushka-kqz-tjetersoi-vendimin-kemi-prova

Recommended