Ora News – Divorci me LSI, PS shkarkon drejtorin e portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjovalin Tusha, drejtori i vetëm i një kompanie shtetërore i vlerësuar me 4 çmime ndërkombëtare, është shkarkuar nga detyra në vijimsi të lëvizjeve pas prishjes së koalicionit PS-LSI. Tusha qëndroi në krye të portit Shëngjin për 4 vjet, kohë gjatë së cilës arriti disa marrëveshje dhe investime që sollën ndryshime të prekshme.

Drejtori i Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha, është zyrtari i radhës që shkarkohet pas prishjes së koalicionit PS-LSI dhe qeverisjes së vetme të socialistëve.

Gjovalin Tusha qëndroi për katër vjet në krye të portit të Shëngjinit, punë e cila është vlerësuar me 4 çmimet ndërkombëtare në Uashington, Londër, Kanë dhe çmimin Gold ne Gjenevë të Zvicrës.

Sukseset e portit të Shëngjinit bënë që për herë të parë një kompani shtetërore shqiptare të marrë çmime kaq të rëndësishme dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Në njoftimin e përcjellë për median pas shkarkimit, Gjovalin Tushaj thotë se ka qenë i nderuar që përfaqësoi Lëvizjen Socialiste për Integrim në një mision aq të rëndësishëm siç e cilëson ai punën në krye të portit të Shëngjinit.

I njohur si bashkëpunëtor dhe një prej drejtuesve gjithmonë të hapur për median, Gjovalin Tushaj ka një falenderim të veçantë për RTV Ora News që ndër vite i ka bërë jehonë punës së mirë dhe ndryshimeve të prekshme në portin e Shëngjinit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/divorci-me-lsi-ps-shkarkon-drejtorin-e-portit-te-shengjinit-gjovalin-tusha

Recommended