Report TV - Haxhinastro:Buxheti të bëhet transparent, ka pika të errëta

  • 6 years ago
Për të diskutuar Buxhetin e vitit 2018, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinastro, ishte i ftuar në studion e Report TV. Haxhinastro tha se buxheti duhet të bëhet transparent për publikun, nuk duhet të mbahet i fshehtë.
Sipas tij buxheti ka pika të errëta dhe të paqarta, bie ndesh me politikat e partive të majta. Madje procesi i hartimit të buxhetit, duhet të konsultohej me grupet e interesit, biznesin sepse ka ndikim të drejtpërdrejtë te biznesi.

Duhet të caktohen me prioritet fushat më të rëndësishme ku do investohen këto para, ndryshe do dëmtonte ekonominë e vendit.

Intervista e plotë:

A ishte projektbuxheti i vitit 2018 i mjaftueshëm për qytetarët shqiptarë?
Buxheti ishte krejtësisht ndryshe, më i mirë sigurisht, pretendimet e tij për aq sa deklarohen nga formuluesit e tij janë shumë të larta. Në vlerësimin tim dhe të LSI-së, ky buxhet ka shumë pika të errëta dhe të paqarta, madje shpesh herë ka politika që bien ndesh me partitë e majta.

Një logjikë ekonomike e mirëfilltë apo e pranueshme, sidomos për partitë e majta këto duhet të kenë një shpërndarje më të drejtë të rritje ekonomike. Mund të them me siguri se në procesin e hartimit të buxhetit ka pasur mangësi, psh. Nuk janë konsultuar me grupet e interesit, nuk janë marrë parasysh kërkesa e tyre.

Buxheti për mendimin tim ka mangësi të mëdha, për sa i takon burimit të rritjes, shqetësim i cili ka ardhur nga FMN-ja, por edhe institucione të tjera të vendit dhe të huaja, pra nuk garanton që këto të ardhura do të përdoren për zhvillimin e ekonomisë mbi të cilën janë projektuar investime të rëndësishme. Buxheti në gjykimin tim nuk paraqet një paketë fiskale që të jetë nxitëse për rritjen ekonomike dhe të ndihmoj biznesin.

Paketa fiskale është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij buxheti, dhe me ato që është propozuar ka ndikuar për uljen e deklarimit të TVSH-së për biznesin e vogël deri në dy milion lekë të reja apo me taksën për pronën në pushtetin vendor. Edhe për biznesin e madh, si psh. Për hotelet me 5 yje, nuk besoj se ka dhënë ndonjë nxitje të madhe për zhvillimin e ekonomisë, le të themi se kemi bërë një politikë selektive.

Recommended