Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/8/2018
Batutat dhe humori janë gjithnjë pjesë e spektaklit të kërcimit "Dance With Me", në Tv Klan. Por mbrëmjen e sotme nuk mungoi as këndimi.

Disa vargje të sjella për publikun nga Alketa Vejsiu, të shkruara nga Aleksandër Lalo, e kthyen Robert Aliajn tek pasioni i tij i vjetër.

Anëtari i jurisë, pas insistimit të Vejsiut këndoi disa vargje për publikun, duke u shkëputur edhe nga "puna" e re.

Thuajse gjatë gjithë mbrëmjes, Aliaj mbajti me vete një grep peshkimi, duke ironizuar se po peshkonte me shpesë, një peshk të madh.

E pasi u përfshi në këngë, Aliaj i tha Vejsiut: "Më ke prishur peshkimin Alketa..."/tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended