Ora News – Tiranë, 6 mijë euro për legalizimin banese, midis 4 të arrestuarve 3 zyrtarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër persona mes të cilëve tre zyrtarë janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës nën akuzën e korrupsionit, pasi kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për legalizimin e një banese në zonën e Laprakës në Tiranë.

Në pranga përfunduan shtetasit M. Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë, B. Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë, K.Sala, punonjës policie (aplikante) si dhe shtetasi S.Musallaj, i cili ka shërbyer në rolin e sekserit.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se shtetasja M.Sala, kishte aplikuar në vitin 2014 për legalizimin e banesës dhe që prej atëherë nuk kishte marrë asnjë përgjigje për aplikimin. Nga hetimet ka rezultuar se kësaj shtetase i është kërkuar një shumë 6 mijë euro për legalizimin.

"S. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjësve të Hipotekës së Tiranës, B. Belli. Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K.Salës, ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka). Gjithësesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, shtetasin M.Bezhani", sqaron Prokuroria.

Nga hetimet rezulton se shuma e parave është dorëzuar një ditë më parë (12 nëntor 2017) nga shtetasja K.Sala e bija e shtetases që ka aplikuar për procesin e legalizimin, me profesion punonjëse policie (aplikante).

Prokuroria sqaron se punonjësja e policisë kishte krijuar njohje me shtetasen B.Belli, punonjëse e Hipotekës, me të cilën është takuar pasditen e së dielës bashkë me shtetasin B.Bezhani, drejtues i degës së legalizimit në zonën e Laprakës.

Pas dorëzimit të shumës një ditë më parë, shtetaset Sala kanë marrë sot (13 nëntor) dokumentin e legalizimin.

Këta shtetas ishin vënë nën hetim nga prokuroria dhe janë arrestuar sot menjëherë pas legalizimit të ndërtesës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/6-mije-euro-legalizimin-banese-arrestohet-kreu-i-aluizni-t-laprake-dhe-3-persona

Recommended