Ora News – Rama propozon ish-kreun e SHISH ambasador në NATO

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dha dorëheqjen nga Shërbimi Informativ Shtetëror mes shumë polemikave dhe paqartësive, por duket se Visho Ajazi Lika do të emërohet në një tjetër pozicion të rëndësishëm.

Emri i tij, është propozuar nga kryeministri Edi Rama për ambasador pranë Aleancës së Atlantikut të Veriut me seli në Bruksel.

Propozimi tashmë i ka shkuar Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili pritet të vendosë nëse do ta pranoi apo jo një propozim të tillë të kreut të qeverisë. Fiks dy javë më parë ishte kryeministri Rama që i dorëzoi presidentit Meta pranimin e kërkesës për dorëheqje të Visho Ajazi Likës nga detyra e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror duke i lënë mbi tavolinë emrin e Elidon BENDOS për të qenë kreu i ri i Shërbimit Sekret.

Për dorëheqjen e Visho Ajazit u hodhën dy hipoteza, vendimmarrje personale ose marrëveshje midis institucionit të kryeministrit dhe presidentit. Por vetë Visho Ajazi Lika nuk pranoi të komentojë asnjërën prej tyre dhe as të japë ndonjë version që të mund ta justifikonte largimin e tij të papritur.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-propozon-ish-kreun-e-shish-ambasador-ne-nato

Recommended