Report TV - Drejtësia, Vettingu ende pa financime, presin buxhetin në janar

  • 6 years ago
Tre organet e vettingut nuk kanë marrë ende fonde nga ministria e financave për të zhvilluar punën e tyre. Pavarësisht kësaj, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të tre institucionet u shprehën të kënaqur me fondet që qeveria ju ka parashikuar për vitin 2018.
Por, për demokratët ky buxhet ngre pikëpyetje. Fonde shtesë kërkoi edhe Autoriteti i Hapjes së dosjeve, kryesisht për sigurinë e institucionit dhe ruajtjen e dokumenteve sekrete.

Ndërkohë, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në një mbledhje me dyer të Mbyllura, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, dhe ajo e Parandalimit të Pastrit të Parave kërkuan fonde shtesë për pajisje dhe staf të specializuar për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të vettingut, hetimit pasuror dhe lidhjeve kriminale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Recommended