Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Vlorë ushtrojnë veprimtari psedo stomatologë që shpesh herë ushtrojnë veprimtari pas emrave të mjekëve të huaj të ardhur në Shqipëri për punë të tjera! Denoncimi vjen nga Urdhri i Stomatologut në Vlorë, që thotë se disa prej tyre janë denoncuar edhe në organin e akuzës.
Urdhri i Stomatologut në Vlorë ka denoncuar në prokurori ata që i cilëson psedo mjekë stomatologë që ushtrojnë veprimtarinë pa diplomë duke rrezikuar deri shëndetin e pacientëve.
Venedike Xhaferri në emër të urdhërit denoncon se në qytetin e bregdetar janë evidentuar klinikave që sipas saj ushtrojnë veprimtari pas emrit të mjekëve të huaj që kanë ardhur në Vlore për punë të tjera
Venedike Xhaferri: Keni kujdes sepse këtu operojnë pseudo mjekë dhe kryesisht e shesin veten këto klinika nën emrin e këtyre mjekëve që e heqin veten si të huaj. Kanë ardhur për punë të ndryshme në qytetin e Vlorës dhe midis tyre bëjnë punën e mjekut stomatolog.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/vlore-denoncohen-pseudo-stomatologwt-rrezikojne-pacientet
Comments