Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Kreu i KQZ, Klement Zguri, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij, për shkak të vendimit të KQZ për kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Kërkesa e PS për shkarkimin e Zgurit erdhi pas vendimit të KQZ për të mos i hequr mandatin Kapllanajt, i cili sipas socialistëve, preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi rezulton të jetë dënuar në Itali me dy vite burg për vjedhje në vitin 2004.

Në një dalje për media, pasi mbaroi fjalën në Komisionin e Ligjeve, Zguri deklaroi se nuk ka pasur asnjë ankimim nga PS për vendimin e KQZ në lidhje me mandatin e Kapllanajt. Kreu i KQZ theksoi se fakti që nuk ka ankimim do të thoë se vendimi është pranuar.
?Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin që mori KQZ në raport me mandatin e kryebashkiakut Kapllanaj. Kolegji zgjedhor dhe Gjykata Administrative, dy institucionet ku mund të ankimohen vendimet e KQZ. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se ai vendim pranohet. Gjithçka është publike dhe mund të verifikohet?, tha Zguri.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended