Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
U desh 60 vjetori i krijimit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore që artistit Besim Zekthi që me mjeshtërinë e tij shkroi një pjesë të historisë së këtij institucioni, t;i jepej dekorata ?Nderi i Kombit?. Akordimi u bë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në skenën e Teatrit Kombëtar, aty ku folklori dhe etnosi shqiptar gëzoi gjashtë dekada krijimtari.

"Jam nga ata artistë krijues që i kam sjellë Shqipërisë gjerdana të artë. Po thotë një fjalë të bukur populli, më mirë vonë se kurrë".

81 vjeç për Besim Zekthin të qënit i pranishëm në një përvjetor të çmuar siç e quan ai, ishte privilegj që jeta ia rezervoi.

Ngjitja në skenë e bashkëkohësve të tij si valltarja elegante Liljana Cingu dhe një nga partneret e tij, i zhvendosi në kohë kujtimet e Besimit, në vitin 1970, në Festivalin e Dizhonit në Francë e ku trupa shqiptare morri ?Gjerdanin e Artë?.

"Kjo periudhë ka bukurinë, ka madhështinë e vet por është larg asaj që mendoj. Në kohën kur unë kam marrë pjesë në festivale ndërkombëtare është shumë larg".

Njeriu që me origjinalitetin dhe profesionalizmin e tij kërceu si jashtë dhe brenda vendit për disa dekada, me bindje e thotë se vallja shqiptare është më e bukura e Ballkanit.

"Vallet tona janë shumë superiore".

Intervista me të nuk mund të mbyllej pa një porosi për ata që ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore që gjithashtu u vlerësua me ?Nderi i Kombit?.

"Brezat e rinj të gjejnë përkrahjen për të sjellë motive që nuk janë parë në Ansambë".

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended