Në konferencën e parë vjetore shqiptare të Traumës dhe Kirurgjisë së Emergjencave, ku morën pjesë specialistë të njohur nga dhjetëra vende të botës për të dhënë eksperiencat e tyre në krirugji dhe diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda është përkujtuar edhe një nga figurat më të njohura të mjekësisë shqiptare Doktor Frederik Shiroka. ?Dr. Frederik Shiroka ben pjesë tek plejada e mjekëve të shquar shqiptarë që studiuan jashtë vendit dhe dhanë një kontribut të madh profesional e humanist në vendin e tyre. Vepra e doktor Shirokës është sjellë me një mirënjohje njerëzore, si eksperience e vyer, si shëmbëlltyrë e së mirës që frymëzon dhe do të jetë e pavdekshme për të gjitha gjeneratat.
Armata e mjekëve dhe e kirurgëve të sotëm shqiptarë me aftësi të lartë në profesion, me kulturë të gjerë e vizion të qartë për të ardhmen, grinden e përleshen çdo ditë me vdekjen, për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish, gjë që u tregua konkretisht këto vite që po jetojmë. Kjo pra është trashëgimi e madhe dhe e këtyre bijve të kombit që betimin e Hipokratit që bënë në universitet ? deri në ditët e sotme dhe kjo i bën ata të jenë të pavdekshme?, tha Tartari.
Be the first to comment