Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë 3 prova që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për ti ndryshuar akuzën Gentjan Dodës. Burime të Report TV nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqarojnë se kanë në dorë pamjet filmike të një kamere sigurie në Fushë-Krujë. Në këto pamje duket sekseri i cili merr 20 mijë euro nga një i afërm i Gentjan Dodës. Burimet konfirmojnë se në këto pamje është njëri prej sekserëv4 Kujtim Miri ose Alban Buçi. Gjithashtu pas marrjes së 20 mijë eurove, Gentjan Doda merr një mesazh në Whatssapp ku i thuhet se ?çështja do rregullohet brenda disa javësh?. Mesazhi Gentjan Dodës është dërguar nga një tjetër i dyshuar se kishte dijeni për dhënien e lekëve. Prokuroria ka improvizuar sekuestrimin provizor të këtij celulari, për të marrë mesazhet, duke i thënë personit në fjalë se celulari dyshohej si i vjedhur. Pas marrjes së komunikimit me Gentjan Dodën, celulari i është rikthyer brenda disa orësh personit në fjalë.
Be the first to comment