Astrit Ajdarevic dhe Kamer Qaka e shikojnë si një ëndërr që realizohet grumbullimin me Kombëtaren. Ata janë aktivizuar më parë respektivisht me moshat e Suedisë dhe të Norvegjisë, por gjithmonë kanë dashur të jenë pjesë e kuqezinjve.
Astrit Ajdarevic: "Më kanë pritur mirë të gjithë. Shpresoj që të luaj disa minuta dhe të tregoj cilësitë e mia".
Kamer Qaka: "Kur më e mora vesh që do të grumbullojnë kam qarë. Si unë dhe familja ime kanë dashur që të luaj për Shqipërinë. I kam ndjekur që i vogël dhe jam krenar që jam këtu".
Kombëtarja po përgatitet prej të hënës në Antalia aty ku do të luajë edhe miqësoren me Turqinë më 13 nëntor. I fundit që do t?i bashkohet është Ylber Ramdani, i cili luajti me Kombëtaren Shpresa sfidën kualifikuese të Euro 2019 me Irlandën e Veriut.
Christian Panucci ka provuar shumë me fomacionin madje dhe me ndeshje kontrolli brenda grupit. Reshtimi mbetet ende për tu vendosur, por ka edhe disa ditë kohë.
Be the first to comment