Ora News – “Mesazhi” nga Librazhdi, PS e PD bashkë në festën e çlirimit të qytetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Librazhdit u bënë bashkë për të përkujtuar 73-vjetorin e çlirimit të qytetit. Krah përfaqësuesve të gjitha forcave politike, kryetari i grupit kuvendor të PS-së, Taulant Balla, tha se ky ishte një shembull i mirë për të gjithë politikën.

Librazhdiotët lanë mënjanë ndasitë politike për të dhënë një shembull të mirë për politikën e madhe.

Demokratë e socialistë u bënë bashkë ndërsa përkujtuan 10 nëntorin që shënon 73 vjetorin e çlirimit.

Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, theksoi mesazhin se interesat kombëtare duhen vendosur mbi konjukturat politike.

Balla: Ne dhamë një shembull shumë të mirë për të gjithë politikën shqiptare. Bashkë më Kryetarin e PD, kryetarin e bashkisë dhe të gjithë forcat e tjera politike, ne jëmi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme të historisë së rrethit tonë. Dhe kështu do të jemi së bashku edhe në 28 dhe 29 sepse këto janë ditë të shënuara në historinë e një kombi që lirinë e ka fituar me forcat e veta.

Jo pa qëllim ishte zgjedhur kjo datë e shënuar për të inaguruar edhe rrugën e Cermenikës, një aks i rëndësishëm që u shërben disa fshatrave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mesazhi-nga-librazhdi-ps-e-pd-bashke-ne-festen-e-clirimit-te-qytetit

Recommended