Një tunel në Llogara? Rama bën premtimin bombë, por ... ?nuk kam hollësi?
Nga Vlora kryeministri Edi Rama ka premtuar se gjatë këtij mandati qeverisë do të rikonstruktohet aksin Orikum ?Himarë. Madje ai hodhi idenë e një tuneli, për të shmangur kalimin e qafës së Llogarasë, një nga rrugët më të vështira aktualisht në vend. I bindur se ky është një projekt historik, Rama nuk ishte I përgatitur për detaje dhe kërkoi mirëkuptimin e vlonjatëve për të mos kërkuar më shumë informacion.
?Po diskutojmë dy variante. Variantin e rrugës ekzistuese me një rrugë më standarde të certifikuara nga Bashkim Europian dhe variantin e një akri të ri me tunelin në Llogara, kështu që mos më kujton që sot ku është tuneli?.
Rama së bashku me komisionerin Johanes Hahn inspektoi punimet në shëtitoren bregdetare të vlorës. Ndërsa Lungomare tashmë po përfundon, Hahn tha se BE është gati të financojë edhe projekt të tjera.
Be the first to comment