Vlora mirëpriti mbrëmjen e se enjtes mysafirë, nga qytetet e tjera te vendit dhe jo vetëm, mes të cilëve edhe figura të shquara të politikës, në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Arta te Lungomares, e cila u zhvillua në një prej zonave qëndrore të pedonales së re të këtij qyteti. I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se Lungomare është një provë se Rilindja Urbane, nuk merret me estetikën sipërfaqësore të projekteve por do të shërbejë për nxitjen e ekonomisë, turizmit e zhvillimit social në vend. Rama: Kjo është vetëm një pjesë e vogël e transformimeve që ka sjellë Rilindja Urbane në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me afro 500 projekte, që do të vazhdojnë edhe gjatë këtij 4 vjeçari, duke u shtrirë më thellë, në zonat periferike dhe në zonat rurale.Tanimë, Vlora e jo vetëm, por të gjitha qytetet ku ne kemi ndërhyrë me këto projekte, janë prova e një fakti kuptimplotë që Rilindja Urbane është një program që nuk vjen për të zbukuruar në kuptimin sipërfaqësor të fjalës, por vjen për të nxitur ekonominë, për të nxitur turizmin, për të nxitur punësimin dhe zhvillimin social, duke krijuar hapësira të përbashkëta për komunitetet, që për shumë vite mbetën pa mundësinë për të shijuar bashkëjetesën mes njerëzve. Nëse dikush do më shumë prova, mjafton që të kalojë me një sy të shpejtë çmimet e metrit katror në të gjitha zonat ku është ndërhyrë, nga Tropoja deri në Konispol; sa vlenin pasuritë e njerëzve përpara këtyre ndërhyrjeve dhe sa vlejnë pasuritë e tyre pas këtyre ndërhyrjeve. Janë pasuri të patundshme, vlera e të cilave është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe do vazhdojë të rritet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hahn-vlereson-lungomaren-kartevizite-shqiperine-do-kthehem-dhe-si-turist