Report TV - Berisha:Skenarët e Ramës të frikshëm, zero interes kombëtar

  • 6 years ago
Akuza të forta kanë ardhur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Edi Ramës, teksa e quajti këtë të fundit si kryeministrin me zero interes kombëtar. Berisha tha se as nuk mund ta imagjinojë çfarë skenarësh është në gjendje të bëjë Rama, vetëm që në vend të drejtojë krimi e bandat. Sipas tij, drjetësia është mbërthyer si kurrë më parë nga krimi dhe është paralizuar nga narkoshteti.
?Kur unë kam parë filmin e narkos, mendoja se çfarë sajimesh arrin të bëjë hollivudi për të paraqitur gjendjen tragjike, por kur shoh skenaret e Ramës shoh se ata kanë qenë thjesht delitantë, kur shoh se çfarë skenarësh arrin të bëjë ky. Qeveria e Ramës ka zero interes kombëtar. Shqipëria është ngërthyer në mbrojtjen e trafiqeve, në paralizën e narkoshtetit, vetëm se në krye të saj ndodhet Noriega?, tha Berisha.

Më tej, ai foli për shqiptarët që jetojnë jashtë trevave tona, duke sjellë në vëmendje rasti Kumanova. Duke e cilësuar atë një ngjarje tragjike të stisus nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe Rusisë, Berisha tha se duhet një hetim ndërkombëtar për këtë padrejtësi ndaj shqiptarëve.

Category

📺
TV

Recommended