Ora News – PD-LSI jep goditjen e parë në Durrës, i rrëzon Dakos paketën fiskale të 2018

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleanca PD dhe LSI jep goditjen e parë në këshillin bashkiak të Durrësit, duke rrëzuar paketën fiskale të vitit 2018, që ra me 20 votat e PD-LSI kundrejt 19 votave që kishin socialistët.

Në fakt, aleanca e dy partive e cila ka funksionuar këto ditë edhe në politikën e madhe u vu re që në fillim të diskutimeve ku këshilltarët e PD-së iu bënë të qartë drejtuesve të bashkisë që të marrin në konsideratë propozimet, ose të hedhin në votim ato, çka nënkuptonte se dy partitë kishin shumicën në 40 këshilltarët e pranishëm në mbledhjen e radhës.

Bashkia propozoi të njëjtin nivel taksash për bizneset dhe qyetarët, por bashkimi i votave PD -LSI bëri që paketa të rrëzohet, pasi të majtët nuk morën parasysh propozimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Alfred Mullaraj, këshilltar PS: Janë menduar disa ndryshime për tarifat e vitit të ardhshëm. Duhet thënë që viti 2017 pas ndarjes territoriale ka qenë viti që dhe bashkia ka pasur këto tarifa taksash që i kemi vendosur së bashku, i kemi vendosur bashkë me opozitën, ka qenë një vit stabël. Mendoj që edhe në vitin 2018 nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh.

Por këshilltarët e PD dhe LSI kërkuan që disa tarifa të ulen, ndërsa një pjesë tjetër të bëhen zero.

Shkëlqim Fortuzi dhe Armand Teliti propozuan që të mos rritet tarifa e plazheve private dhe që në zonën e fshatit të hiqet fare tarifa e parkimeve si dhe të rishikohet taksa fikse për banesat private.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-lsi-jep-goditjen-e-pare-ne-durres-i-rrezon-dakos-paketen-fiskale-te-2018

Recommended