Denoncimi i BOOM: I sëmuri në Berat ‘harrohet’ në çadër prej 10 muajsh (8 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? në Ora News solli mbrëmjen e sotme denoncimin e Burbuqe Elezaj, banore e fshatit Palikesht në qytetin e Beratit.


Tërmeti që ra në janar të vitit 2017 e la Burbuqen së bashku me djalin e saj në qiell të hapur pasi shtëpia iu shemb.


Emergjencat Civile të Bashkisë së Beratit i dhanë një çadër provizorisht derisa të miratohej.


Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti, por edhe sot 10 muaj më pas kjo familje jeton në këtë çadër.


Është shumë i rëndë fakti që djali i zonjës Burbuqe para disa vitesh ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale sepse kishte një masë tumori në kokë, ndërkohë që aktualisht vuan me epilepsi.


Bashkia e Beratit ka akorduar fondin 19 milion lekë të vjetra. Një pjesë e kësaj shume, pra 2 milion lekë të vjetra i është dhënë nga kjo Bashki, ndërsa pjesa tjetër duhet të jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Tiranë.

Ky institucion për mungese fondesh ende nuk i ka dhënë ndihmën financiare kësaj familje.

Denoncimi i kryefamiljares: 10 muaj në çadër me djalin e sëmurë

Burbuqe Elezaj: Kam 10 muaj këtu, që në 27 janar. Pas dy javëve më është dhënë kjo çadër nga Bashkia. Ra tërmeti në 27 janar, një lëkundje e tmerrshme, e paparë dhe më ka rrënuar shtëpinë dhe orenditë brenda.Ja tek jetoj me gjithë djalin tim, mirë për mua shteti nuk mendon po për djalin e sëmurë? Që kur ishte 2 vjeçe gjysmë i ra sëmundja, e kam operuar dhe kuruar, nuk kam lënë doktor. Djali vuan nga tumori në kokë, me epilepsi, me të meta mendore. Tre herë brenda në spital të burgut.

Gazetarja: Si ia bëni në një hapësirë kaq të vogël?

Burbuqe Elezaj: Çfarë do të bëj, ku do të shkoj unë?Ja si jetoj, një tub e mban, ra ajo iku dhe u shkreh (flet për çadrën).Kur sëmuret djali, që sëmuret dhjetë herë në natë.I bie sëmundja ditë dhe natë, i ikin sytë. Mbaj legenin aty që kryen nevojat personale se jemi njerëz. Unë e lidh atë se e ngre era, e prish, e shkatërron.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/denoncimi-i-boom-i-semuri-ne-berat-harrohet-ne-cader-prej-10-muajsh

Recommended