Tetë regjisorë, shtatë italianë dhe shqiptarja Madi Selimi kanë bashkuar gjithë eksperiencën e tyre për të sjellë eksperimentin komunist, që Mikhail Bugakov shkroi midis viteve 1924-1925.
Nga tre tregimet e censuruara nga regjimi i asaj kohe në Rusi, ekipi i regjisorëve që identifikohen si ?kolektivi 38?, të parin që do të ngjisin në skenën teatrore shqiptare është ?Djallëzorët?, që siç thotë Madi Selimi, e cila morri përsipër edhe përkthimin e tregimit, është reflektim mbi komunizmin pavarësisht vendit ku u zbatua.
Eksperimenti komunist, për të cilin Mikhail Bugakov shkruante, do të vijë si i tillë edhe në skenë me aktorët Marjana Kondi, Ermela Ruri, Anderson Gurra, Arjon Mamaj dhe Ana Kuqo.
Besnikëria e ?kolektivit 38? ndaj veprës së botuar, pas rënies së komunizmit në Rusi, lëkundet në fund. Regjisorët e zhvendosin atë në Shqipëri.
Nga e enjtja ?Djallëzorët? vijnë premierë në skenën e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?.
Be the first to comment