Ora News – Rikthehet mamografia lëvizëse në Kukës, interesi i femrave i lartë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është rikthyer mamografia lëvizëse në qyetin e Kukësit i cili është një bashkëpunim mes Institutit të Shëndetit Publik me Drejtorinë Rajonale të Shëndetit, Kukës dhe është një shërbim që ofrohet falas. Valbona Vllaçaj specialiste në Drejtorinë e Shëndetit Publik Kukës tregon për Ora News se në 7 ditë janë bërë 34 vizita.

Mamografia lëvizëse ka rinisur shërbimet në terren për gratë dhe vajzat e qytetit të Kukësit si pasojë e mungesës së aparatit të mamografisë, në tre spitalet e këtij qarku. Valbona Vllaçaj specialiste në Drejtorinë e Shëndetit Publik Kukës tregon për Ora News se interesi nga ana e femrave në këtë zonë për të bërë kontrollin e shëndetit të gjirit është i lartë.

Valbona Vllaçaj: Nga data 1 deri tani janë bërë 34 mamografi dhe deri në vazhdim mundohemi të realizojmë sa më shumë. Ju bëjmë thirrje të gjithë grave, motrave që të vijnë të bëjnë mamografinë. Moshat 50-70 vjec është më efikase.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rikthehet-mamografia-levizese-ne-kukes-interesi-i-femrave-i-larte

Recommended