Report TV - Mandati i Kryeprokurorit, pritet debat PS-PD,LSI:Presim Llallën

  • 6 years ago
Qeveria dhe opozita priten që të përfshihen në një tjetër përplasje, këtë herë për mandatin e Kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Mandati i Llallës përfundon në datë 4 dhjetor, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional.
Bazuar te Reforma në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka të drejtën e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Por vonesa e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të sjellë përplasje mes palëve politike. Dy janë rrugët që do të ndiqen; ose do të zgjatet mandati i Llallës ose parlamenti do të ndërhyjë përmes një mekanizimi ekstra ligjor për të komanduar një Kryeprokuror deri në krijimin e institucioneve të reja të KLGJ dhe KLP.

Recommended