Report TV - I dënuar me 12 vite burg për vrasje,kapet pas 3 vitesh 34-vjeçari

  • 6 years ago
I shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vrasje dhe i dënuar me 12 vite burg, Kreshnik Nazeraj është arrestuar pas tre vitesh. Kreshnik Nazeraj 34 vjeç, banues në Cakran, Fier u kap në Durrës në lagjen 17 të qytetit.
Tre vite më parë, më dt.06.01.2014, në lagjen "Uji I Ftohtë", Vlorë përballë një hoteli 34-vjeçari është konfliktuar dhe ka vrarë me armë një person me inicialet M.B si dhe ka plagosur dy persona të tjerë me inicialet K.B.dhe R.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Ndalohet një shtetas I dënuar me 12 vite burg për veprat penale?Vrasje me dashje?dhe"Armëmbajtje pa leje".

Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave në kërkim, si rezultat të një operacioni policor të mirëorganizuar kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Recommended