Report TV - Iu gjetën në banesë 1.2 t kanabis gjykata liron gruan, burg burrit

  • 6 years ago
Gjykata penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Sulën, të cilit ju gjetën në banesë e tij në Rinas 1.2 ton kanabis. Gjithashtu në bankën e të akuzuarve ishte edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula, e cila u la e lirë nga gjykata, pasi bashkëshorti i saj e mori përsipër gjithë përgjegjësinë.
Sasia e kanabisit prej 1 ton e 239 kilogram kanabis është u gjet në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor, ku u arrestuar edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula.

Në kërkim nga policia vazhdojnë të jenë edhe dy djemtë e çiftit, Klodian dhe Saimir Sula, 25 dhe 26 vjeç.

Lënda narkotike ishte ndarë 170 thasë me sistem vakumi, ndërsa policia gjeti në banesën e çiftit dhe një pushke si edhe 25 fishekë.

Recommended