Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Grykdërdhja e lumit Ishëm është një nga zonat më të ndotura nga mbetjet urbane. Por ministri i Mjedisit Blendi Klosi thotë se kjo situatë do të ndtyshojë shumë shpejt.

Krahas pastrimit dhe rikualifikimit të vijës bregdetare të Godullës, me fondet e qeverisë po ndertohen impianti i kapjes së mbetjeve në grykëderdhjen e lumit.

Blendi Klosi: ?Më vjen shumë mirë që shteti reagoi shteti vuri dorë në një nga gangrenat më të mëdhaja turistike të vendit tonë, të krijuar nga vetë njerëzit . Edhe pse jemi në vitin 2017, edhe pse pretendojmë që të kemi një turizëm të zhvilluar , ish- njësitë e pusthetit vendor vazhdojnë të derdhin mbetjet urbane në lumenjtë e Shqipërisë?.

Për ndotësit do të ketë penalizime të rënda.

?Do të ashpërsohen masat dhe kontrollet që do të bëhen nga institucionet tona për të verifikuar lejet mjedisore, kontratën që ka çdo përdorues i bukurive natyrore, çdo përdorues i burimeve minerare të vendit tonë, çdo përdorues i mjedisit tonë dhe shtetit. Ka disa kushte të cilat duhet të plotësohen?.

Lumi Ishëm, ka një basen të gjerë dhe grumbullon mbetje nga Tirana, Vora, Kamza, Fushë- Kruja dhe zona të tjera të bashkisë Kurbin, të cilat kanë ndotur një sipërfaqe të madhe të bregdetit.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended