Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është prononcuar për mediat menjëherë pas takimit me Ministrin e Brendshëm Italian, Marco Minniti, lidhur me raportin e 2017 për luftën kundër kanabisit.
Basha deklaroi se vlerëson ministrin italian për deklaratën gjatë prezantimit të raportit të GdF për kanabisin.

"Kam patur kënaqësinë sot të takohem me Ministrin e Brendshëm italian z.Minniti të cilin e falenderova për kontributin e jashtëzakonshëm që Italia ka dhënë dhe po jep në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve në veçanti.

Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë, të dhëna edhe publikisht, se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar, të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rëndë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave të krimit të organizuar në shoqëri dhe në jetën e Shqipërisë.

Category

📺
TV

Recommended