Vizita - Xhafaj-Minniti takim 60 minuta, dorëzohet raporti për kanabisin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në vizitën e tij në vendin tonë, Ministri i Brendshëm i Italisë shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Takimin e parë Minniti e nisi me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj, për të vijuar më pas me një takim me Kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.
Takimi me Fatmir Xhafajn zgjati rreth 60 minuta dhe mësohet se ministri italian i ka dorëzuar raportin e Guardia Di Finanza për parcelat me kanabis.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-italian-te-premten-ne-tirane-takon-xhafaj-dhe-meten/
Recommended