Atmosfera para ndeshjes Partizani i Beogradit – Skenderbeu
  • 6 years ago
Skënderbeu është gati. Në lagjen e stadiumit të Partizanit gjithçka duket qetë. Pasditja ende pa shumë forca policie, por me një plan dhe vëmendje maksimale. Frika është e pashmangshme nga incidentet e mundshme. Por, tifozët nuk rreshtojnë duke blerë biletat shoqëruar me karta identiteti.

Një pjesë e tifozëve refuzojnë të flasin për televizionin nga Tirana, po ka edhe vullnetar që duan të thonë disa fjalë për pubkun shqiptarë.

?Tifozët e Partizanit duhet të çojnë porosi të bukur sot. Shpresoj të fitojmë edhe pse Partizani se fundmi nuk luan mirë?.

? Pres të fitojmë 2 me 0 dhe të kaloj pa problem pasi askujt nuk i nevojitet më probleme në Ballkan?.

Pushim dhe analiza të ndeshjeve dhe të kundërshtarit. Ethet sigurisht do të ngelen deri në minutën e fundit. Por, Gledi Mici, premton se skuadra do bëj maksimumin.

Disa gazeta serbe shkruan disa spekulime për dron të kapur në Preshevë dhe dy mijë tifoz. Policia, e cila njofton se do të filmojë cdo lëvizje, mohon.

Tv Klan
Recommended