Ora News – Rritja ekonomike nën potencial, frenon rritjen e pagave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin debatit për buxhetin e vitit të ardhshëm, Banka e Shqipërisë argumenton se rritja ekonomike nën potencial është një pengesë për rritjen pagave dhe pensioneve. Në konferencën mujore guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se pritshmëritë për të ardhmen janë më pozitive ndërsa i kërkoi bankave të nivelit të dytë të rrisin kreditimin për ekonominë.
Rritja ekonomike e dobët është një faktor për frenimin e rritjes së pagave dhe pensioneve.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se pavarësisht parashikimeve optimiste aktualisht rritja nën potencial është një pengesë, Sejko tha se inflacioni ka rënë në krahasim me dy tremujorët e fundit si pasojë e ndryshimit të çmimit të ushqimeve por edhe e luhatjeve të kursit.
Sejko: Inflacioni regjistroi një normë mesatare vjetore prej 1.7% në tremujorin e tretë të vitit, duke shënuar rënie nga vlerat e dy tremujorëve paraardhës. Ky ngadalësim ka pasqyruar kryesisht rënien e inflacionit të ushqimeve, si pasojë e rritjes së ofertës vendase, e mbiçmimit të kursit të këmbimit dhe e ngadalësimit të inflacionit të këtyre produkteve në tregjet e huaja. Përmirësimi i aktivitetit ekonomik në vend e ka sjellë ekonominë shqiptare më pranë ekuilibrit, e ilustruar kjo nga rënia e normës së papunësisë dhe nga tendenca rritëse e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve nga biznesi. Megjithatë, ekonomia shqiptare vazhdon të operojë ende poshtë potencialit, çka vijon të frenojë presionet për rritje të pagave dhe të kostove të prodhimit.
Ulja e nivelit të kredive të këqia sipas Sejkos është një tregurs se bankat e nivelit të dytë duhet të rrisin kreditimin e ekonomisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ekonomia-nen-potencial-rritja-ekonomike-frenon-rritjen-e-pagave/

Recommended