?Kotësia e dallimeve të vogla? e artistit të njohur Grayson Perry do të çelet më 2 nëntor në Galerinë Kombëtare të Arteve në bashkëpunim me Këshillin Britanik. Kuratori i ekspozitës Rubens Shima tregon konceptin e shijes dhe klasit të britanikëve të pasqyruar përmes jetës dhe vdekjes së personazhit imagjinar Tim Rakeëell. Udhëtimi i Tim-it nëpërmjet klasave sociale shfaqet përmes 6 tapicerive të mëdha ku janë endur ngjarje me pikënisje nga historitë biblike.
Kjo ekspozitë përmban edhe gravura dhe 3 dokumentarë të krijuar nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli, ku ai u frymëzua për ekspozitën.
Tirana është qyteti i fundit në Ballkanin Perëndimor ku autori që preferon të njihet me në emër arti femëror Kler Grasyson Perry starton ekspozitën e tij më të fundit. Ai ka udhëtuar me këtë eskpozitë në Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë edhe Banja Luka. Hyrja në këtë ekspozitë që do të qëdnrojë e hapur deri më 5 dhjetor do të jetë falas.