Deputeti i PD, Flamur Noka ka denoncuar nga Himara terrorin shtetëror, sipas tij, që po bën qeveria ndaj banorëve banesat e të cilëve do shemben për shkak të projektit të shëtitores përgjatë bregdetit. Noka tha se çështja e Himarës u stis si një alibi për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Noka akuzoi gjithashtu se prishjen e ndërtesave në Himarë po bëhen në mënyrë selektive, duke mbrojtur ato të zyrtarëve dhe familjarëve të PS.
?Himara po shndërrohet në një parcelë eksperimentale për dhunën dhe terrorin shtetëror. Po kthehet në plaçkë për qeveritarët. Zbarkojnë për dhunë dhe terror. Himara është dëshmi e alibisë për të fshehur Tahirin, pengmarrësin e kryeministrit, skandalin tahiri që ka marrë peng shtetin dhe këtë qeveri.
Jemi këtu për tu qëndruar në mbrojtje banorëve të Himarës, të cilëve iu është dhunuar pasuria. Jemi këtu për të denoncuar edhe dhunën e terrorin, por edhe selektivitetin, këtu kemi objekte qindra vjeçare me hipotekë dhe janë prishur, atje matanë nuk prishen objektet e zyrtarëve dhe familjarëve dhe të PS.