Report TV - Nga pensionistët te ushtarakët kush merr shpërblimin

  • 6 years ago
Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Pjesë e skemës së shpërblimeve nuk do të jenë vetëm 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, por edhe pensionistët. Gazeta ?Shqiptarja.com?, mëson se pavarisht se Ministria e Financave nuk e ka parashikuar në buxhet, në fundvit do të ketë shpërblime për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Burime nga ky dikaster sqaruan për gazetën, se ashtu si një vit më parë, shpërblimet pritet të jepen edhe këtë vit për pensionistët, ushtarakët, invalidët dhe një sërë kategorish të tjera. Ministria e Financave nuk ka përcaktuar ende skemën e shpërblimeve, por po diskutohen disa varjante, mes të cilave edhe skema e dhënies së 4-5 mijë lekëvë të rinj për të gjithë pensionistët dhe kategoritë e tjera.

Recommended