Ora News – Tahiri foli për Saimirin shofer kamioni? E vërteta është ndryshe
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja e Ora News, Alba Kepi në një lidhje në ?360 Gradë? në Ora News, sqaron se vetëm makina Audi e ish-ministrit Tahiri nuk është përgjuar, ndërsa sqaron edhe një pretendim të ish-ministrit në lidhje me emrin e shoferit të kamionit.
Kepi: Pozicioni i Moisi Habilajt është një nga më të rëndit në këtë hetim. Nuk janë vetëm përgjime ambientale, por edhe telefonike. Përgjimet janë bërë edhe në makina, por çuditërisht në ato materiale që kam kaluar nuk ka asnjë përgjim në Audin e ish-ministrit Tahiri. Kjo mbase hetuesit italianë nuk kanë arritur të bëjnë përgjime në këtë makinë. Ose mbrohet nga imuniteti o ka qenë e pamundur.
Në këto materiale, cilësohet që kjo makinë është e ministrit të Brendshëm Saimir Bashkim Tahiri.
Zheji: Pra nuk ka pasur aludime siç thoshte zt.Tahiri me atë personin që transportonte thasë me kanabis në kamion?
Alba Kepi: Në të vërtetë, shoferi i kamionit quhet Melo. Është ai që merrte sasinë e parave. Nuk ka një Saimir shofer kamioni. Paratë i transportonte në momentin kur grupi nisej nga Italia drejt Shqipërisë. Këto para i merrte personi Melo, i cili i sillte me kamion në Shqipëri. Habilajt nuk kishin para gjatë rrugës.

Shikoni videon e plote te emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=JtaNchvl7eE&feature=youtu.be

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-foli-per-saimirin-shofer-kamioni-kepi-nuk-eshte-e-vertete-ja-si-quhet-ai/
Recommended