Report TV - Rrezikohet mbyllja e ASH,Baçe: Meta mos luajë me dekretimin

  • 6 years ago
Akademia e Shkencave të Shqipërisë është në momentet më të vështira të mbijetesës së saj. Akademikët japin alarmin se ky institucion in shkencës shqiptare rrezikon të mbyllet. Një mbledhje e Asamblesë me dyer të mbyllura, u drejtua këtë të martë nga sekretari i saj Vasil Tole.
E mbetur pa drejtues për shkak se presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar ende kryetarin Gudar Beqiraj dhe nënkryetari Myzafer Korkuti dha dorëheqjen, institucioni ka paralizuar aktivitetet.

Akademiku Artan Fuga ka zbuluar për Report TV arsyet e mbledhjes së kësaj Ansambleje. Fuga i jep përgjigje edhe pyetjes se Çfarë do të ndodhë me këtë akademi, kur edhe vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar mosdhënien e fondeve.

Anëtarë të tjerë të Akademisë si Gjovalin Shkurtaj e Jani Vangjeli shprehen për Report TV se janë mbledhur për të kërkuar ruajtjen e një institucioni me shkencëtarë të drejtuar nga institucionet qendrore të shtetit.

Recommended