Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, ishte i ftuar sot në studion e ?45 minuta? në Report Tv, ku ka folur rreth situatës aktuale të burgjeve, problematikave të tyre dhe reformave që priten të ndërmerren.
Çuko ka komentuar edhe largimin e tetë drejtorëve të shtunën e kaluar ku tha se nuk ishte aspak e motivuar politikisht, por ligjërisht.

?Nuk ka gjë të motivuar politikisht, por ligjërisht. Sistemi i burgjeve ka burgje dhe paraburgime. Është një sistem goxha i madh dhe kontrolli i tij nuk është i lehtë.?, tha Çuko.

Sipas Çukos sistemi i burgjeve në vendin tonë kanë problematika të shumta, një ndër këto është edhe futja esendeve të ndaluara, e për këtë sipas tij është e domosdoshme që të bëhet një reformë e plotë edhe në personel.

?Është shumë e domosdoshme kryerja e një reforme në personel. Reforma në sistemin e burgjeve janë reforma ligjore. Dy ligje. I pari ai për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe ligji për policët e burgjeve. Këta kanë nevojë për ndryshime të thella. Shtylla e dytë e reformës është reforma në personel. Do nisim nga rekrutimi trajnimi mbështetja finaciare dhe ritrajnimi i vazhduar i trajnimit. Këtu ka çaluar shumë puna. Në lidhje me rekrutimet dhe trajnimet.?, u shpreh Çuko.

Ai u shpreh më tej se emërimet në personel, ashtu sikurse edhe për drejtorët, do të bëhet nëpërmjet konkurimit për të shmangur në këtë mënyrë edhe emërmiet politike.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended