Ora News – Shqiptarët shpenzojnë 45.2% të të ardhurave për blerje ushqimesh
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjet shqiptare përdorin pjesën më të madhe të ardhurave mujore vetëm për blerjen e produkteve ushqimore.Raporti i INSTAT për 2016 tregon se grupi ?Ushqime dhe pije jo-alkoolike? ka peshën kryesore në buxhetin familjar me 45.2 %. Pavarësisht kësaj, në krahasim me një vit më parë, familjet shqiptare kanë ulur shpenzimet për ushqime me 3.5 % duke rritur ato për arsim. Gjirokastra dhe Elbasani janë qytetet me shpenzimet më të ulta për konsum.
Pjesa më e madhe e të ardhurave mujore në një familje shqiptare përdoren për blerjen e ushqimeve.
Raporti i INSTAT për shpenzimet e familjeve gjatë 2016 tregon se grupi ?Ushqime dhe pije jo-alkoolike? ka peshën kryesore në buxhetin familjar me 45.2 %.
Peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim e zënë artikujt si qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë, bukë dhe mish, ndërsa frutat dhe perimet renditen të fundit.
Por nga të dhënat e INSTAT, konstatohet se shqiptarët po i kushtojnë gjithmonë e më shumë vëmendje arsimit pasi shpenzimet për këtë zë janë rritur me 2.3% gjatë 2016.
Rritja e tarifave në sektorin e arsimit shpjegohet me faktin se gjatë vitit 2016 patëm një rritje të tarifave mesatarisht me 10 për qind për kategorinë master niveli i parë dhe i dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiptaret-shpenzojne-45-2-te-te-ardhurave-per-blerje-ushqimesh/
Recommended