Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar se do të shtyjë me 15 ditë aplikimet për vendet vakante për drejtuesit e Hipotekave në rrethe. Kjo sipas Gjonaj, sepse kandidatët që kanë aplikuar deri tani janë shumë të dobët dhe nuk kanë plotësuar kriteret formale ligjore.
Gjonaj: Ka pasur kandidatura tepër të dobëta, 25% nuk kanë plotësuar kriterët formale ligjore dhe pjesa tjetër që mbetet nga komisioni ka rezultuar se janë shumë të dobëta.
Na ka rezultuar se për shkak të kësaj cilësie të dobët unë jam e detyruar të ribëj edhe një herë shpalljen e vendeve vakante duke e shtyrë afatin me 15 ditë për 35 zyrat rajonale të Hipotekës dhe një kohësisht duke i bërë thirrje profesionistëve që plotësojnë kriterët të aplikojnë, të gjithë njerëzve që mendojnë se duhet të kontirbuojnë në sistemin e pronave të konkurojnë brenda këtyre 15 ditëve dhe të plotësojnë dokumentat për të marrë pjesë në këtë konkurs.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hipotekat-kandidatet-shume-te-dobet-shtyhen-aplikimet/

Category

📺
TV

Recommended