Report TV - Kodi i Sjelljes/Prapaskenat, BE presion për disiplinimin e deputetëve

  • 6 years ago
Vendet e Bashkimit Evropian, përmes ambasadorëve në Tiranë, ka ushtruar presion mbi Parlamentin Shqiptar, për të miratuar Kodin Etik që rregullon dhe disiplinon sjelljen e deputetëve shqiptar. Përfshirja e Kodit të Sjelljes së Deputetëve në axhendën e Kuvendit, pas tre vitesh bllokadë, është diktuar nga presioni i ndërkombëtarëve. ?Unë ju thashë që me rastin e zgjedhjes sime Kryetar takoj dhjetëra ambasadorë dhe një nga problemet që shtrojnë ata është pikërisht kjo. Ky ishte njëri, nuk thashë se ishte kryesori.

Ka qenë reforma në drejtësi, reforma elektorale, ligji ?Për pakicat kombëtare? dhe të tjera, por përmendet edhe kjo që ?keni dy-tri vjet që e keni aty?. Unë nga kjo u detyrova ta riaktivizoja?, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ndërkaq, deputeti Ulsi Manja, ka propozuar që deputetit duhet t?i kthehet dinjiteti. Sipas tij, deputeti është sot shofer, mekanik, sekretar, roje parkingu etj. ?Unë jam që deputetin duhet ta veshim në radhë të parë, sepse e kemi zhveshur komplet.

Recommended