Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Gazetari Ilir Babaramo shprehet se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhej të hetohej nga SPAK-u dhe ekspertët e FBI. I ftuar në studion e Report Tv, Babaramo tha se kjo do shmangte paragjykimet për lidhje me politikën të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
?Do ishte mirë që dosjen Tahiri ta hetonte SPAK-u, me ekspertët e FBI që pritet të vijnë. Unë nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit ndaj të huajve, por nuk do ishin të paragjykuar. A është fajtor Tahiri apo jo, mbi të gjitha është rrëzuar ajo luftë propagandistike e qeverisë se këtu nuk është mbjellë kanabis, se është luftuar në sukses, përmendej Lazarati etj?, u shpreh Babaramo.

Ai theksoi gjithashtu se edhe dosja ?Tahiri? rrezikon të ketë fatin e dosjes ?Gërdeci?, Rrugës së Kombit, 21 janarit apo dhe çështjes Fazlliç.

Z.Babaramo, mendoni se Prokuroria ka prova ndaj Tahirit?
Është vetëm gjykata ajo që e bën fajtor ose e shpall të pafajshëm Saimir Tahirin. Deri tani, nga historia e përgjimeve, nga historia e makinës që ua shiste trafikantëve pastaj ua merrte me qira, nuk janë mohuar nga Tahiri. Plus përgjimet janë e zeza mbi të bardhë të realizuara nga prokuroria italiane. Tahiri është në situatë delikate dhe është e vështirë që të rehabilitohet. Pas 21 janarit, rrugës Durrës-Kukës, Gërdecit, vështirë të gjesh se ku është morali i politikës shqiptare.

Category

📺
TV
Comments

Recommended