Ora News – TVSH-ja, përjashtohet biznesi deri në 20 mln lekë në vit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin 2018 bizneset e vogla do të përfshihen në skemën e Taksës së Vlerës së Shtuar. Në Paketën e re Fiskale, Ministria e Financave ka përjashtuar subjektet që nuk tejkalojnë xhiron mbi 2 milion lekë në vit.
Por dhe zanatçinjtë si këpucar, rrobaqepës apo taksistë, por me kushtin që xhiro e tyre vjetore të mos jetë më e lartë se 2 milionë lekë. Me ndryshimet e reja, në skemën e TVSH pritet të shtohen dhe rreth 9 mijë biznese.
Formula e propozuar prej Ministrisë së Financave është kundërshtuar prej grupeve të interesit, ndërsa qeveria ka deklaruar se synimi është ulja e evazionit fiskal si dhe lufta ndaj informalitetit.
Një tjetër ndryshim që do të kërkohet të votohet në Këshillin e Ministrave është dhe rritja e akcizës për cigaret me 100 lekë për një mijë copë. Po ashtu parashikohet të ndryshohet edhe taksimi për automjetet e luksit.
Aktualisht me ligjin në fuqi, konsiderohen automjete luksi, autoveturat deri në 4+1 të cilat plotësojnë të paktën një nga kriteret:a) cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tvsh-ja-perjashtohet-biznesi-deri-ne-20-mln-leke-ne-vit/

Category

📺
TV

Recommended