Ora News - “Tahiri”, Hyseni: Kërkesa e Prokurorisë ka për qëllim bllokimin e reformës në drejtësi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PS, Alket Hyseni tha se PS nuk e mbron deputetin Saimir Tahiri. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Hyseni tha se ata janë pro hetimit të thellë për për këtë rast, por nuk do të pranojnë arbitraritetin.
Kërkesnë e Prokurorisë për arrestimin e Tahiri, Hyseni e shikon si bllokim të reformës në drejtësi.
Hyseni: Drejtësia mund të vonojë por do të dalë në dritë dhe nuk ka asnjë forcë që ta pengojë. Edhe ata që bëjnë sikur e duan, sot janë duke e penguar me këto mënyra. Ndërsa ne jemi të hapur që të hetohet, askush nuk do ketë asnjë presion apo asnjë mbrojtje pala tjetër nga PS dhe mazhoranca, përkundër do japim autorizimin të vazhdojnë hetimet por do të jemi ajo pala stoike në mbrojtje të kushtetuës.
Në momentet kur është në prag zbatimit të reformës në drejtësi përputhen interesat e palëve që deri dje ishin kundër reformës në drejtësi dhe sot synojnë dhe kanë të vetëm qëllim që të zvarrisin dhe vonojnë reformën në drejtësi nëpërmjet inskenimit të skenave të tilla politike.
Arrestimi është një masë tejet ekstreme, totalisht e paargumentuar pa u ndaluar në shumë shkelje proceduriale që ka bërë prkuroria. Ne jemi pro një hetimi të thellë për ti shkuar deri në fund të vërtetës. Jemi pro masave të nevojshme për të realizuar këtë hetim, sikurse edhe Këshilli i Mandateve rendit 5 pikat që i mundësojnë Prokurorisë së thellë një hetim të gjithëanshëm të këtij rasti, por nuk mund të jemi kurrë pro të veprimeve arbitrare të shkeljes së kushtetutës dhe bërjen palë në lojara politike me synime të qarta politike dhe nga ana tjetër me disa synime të qarta praktike, për të penguar reformën në drejtësi e cila tashmë është e pandalshme.
Hyseni tha gjthashtu se PS ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, por nuk mund të pranojnë veprime arbitrare të saj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hyseni-ps-nuk-mbron-tahirin-prokuroria-veprime-arbitrare/