Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Çdokush ka dëshirë të duket sa më bukur, duke u kujdesur edhe për detajet më të vogla të pamjes së jashtme. Për këtë arsye, produktet më të fundit të makeup-it, do të mbeten gjithmonë të kërkuara nga femrat e të gjitha moshave. Për këtë sezon , artistët e makeup-it në Tiranë shpjegojnë trendin më të parapëlqyer.

?Te sezoni vjeshtë-dimër, bëjnë shumë pjesë ngjyrat që janë metalike, ngjyrat e vjeshtës, që është grija, kafja,bronzi dhe e kuqja, tek pjesa e syve që të theksohen. Ndërsa tek pjesa e buzëve, është pëlqyer shumë edhe tek sflitatat e modës buzët ?bold? ose që janë me ngjyra të ndezura.?

Me zhvillimin e rrjeteve sociale, makeup-i i vajzave të reja orientohet cdo ditë e më shumë nga Instagrami.

? Sigurisht që na vijnë të orientuar nga Instagrami, dhe na sjellin foto që orientohen me makeup-e të caktuara. Ka shumë vajza që vijnë me makeup-e të rënda, ka vajza që anojnë më shumë nga makeup-et natyrale dhe sa më minimaliste.?

Makeup-i është një tendecë e përhershme, ashtu si dhe mania apo dëshira e grave për tu dukur gjithmonë më të reja.

KLAN PLUS

Category

📺
TV
Comments

Recommended