Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, ka rënë qetësia pas furtunës që shkaktoi shkarkimi i të gjithë zinxhirit drejtues. Efektivët e policisë vijojnë të kryejnë misionin për të garantuar rendin e qetësinë në qytet, ndërsa po bëhen gati të presin drejtorin e ri të komanduar, Altin Qato, i cili do të qëndrojë në krye të drejtorisë vendore deri në ristrukturimin e plotë. Qytetarët Elbasan mirëpresin angazhimin e drejtuesit të lartë të policisë që Ai të rikthejë qetësinë e cenuar kohët e fundit Qytetar: Duhet të rikthehet qetësia këtu në Elbasan. Droga mënjanë, prostitucioni në anën tjetër. Lufta ndaj fenomeneve shqetësuese është kërkesë e qytetarëve për Policinë. Qytetar: As nuk kemi pritur gjë dhe as nuk do të presim. Por duke vlerësuar Elbasanin si qytet të sigurt, pavarësisht rasteve specifike ka edhe prej atyre qytetarëve se prania e shtuar e policisë krijon situatë tensioni Qytetare: Elbasanit janë shumë qytetarë, shumë mikpritës. Besoj do të ketë ndryshime. Situata e qytetit në pamje të parë është e qetë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-furtunes-ne-drejtesine-e-policise-se-elbasanit/