Report TV - Kryemadhi: Vendi shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI, e pranishme në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtarë të LRIS-së, ka deklaruar se Shqipëria do kalojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Nga selia e LSI-së ajo i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të largohet, pasi sipas saj ka rënë moralisht dhe për këtë duhet ti hapë rrugë një lideri të pavarur nga krimi.
"Ky vend do shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët s?mund të përfaqësohen në Kuvend nga 74 karrige të blera. I bëj thirrje Edi Ramës, ai ka rënë moralisht si kryeministër si politika, të iki e ti hapi rrugë një njeriu që e donë vendin, një njeriu të pavarur nga krimi, droga, qoftë edhe nga fiksimet e veta mendore", tha Kryemadhi.

Më tejë Kryemadhi tha se lufta e LSI-së është ajo kundër krimit, që sipas saj, sot drejton shtetin.

Recommended