Report TV - Fier, PS shkarkon kreun e Këshillit të Qarkut, ishte i LSI

  • 6 years ago
Këshilltarët socialistë kanë shkarkuar kryetarin e Këshillit të Qarkut të Fierit nga radhët e LSI, Fatos Pashollari . 21 votat e këshilltarëve të PS kanë shkuar për shkarkimin e Pashallarit. Ky i fundit qëndronte në detyrë prej dy vitesh edhe pse i kishte mbaruar mandati, për shkak të përplasjeve PS-LSI.

Në vend të tij është propozuar Vangjel Ndreko përfaqësues i PS, i cili e ka mbajtur edhe në të kaluarën këtë pozicion, kur edhe u bë mollë sherri mes demokratëve dhe socialistëve në vitin 2002, për shkak të shkarkimit të tij nga detyra dhe emërimin e Artur Shehut në vend të tij. Përplasja për Qarkun e Fierit solli edhe ngërçin politik që mbajti peng miratimin e tre ligjeve për statusin e vendit kandidat.

Recommended