Basha: Rama e shiti Tahirin per te shpetuar lekuren, do dalin te tjere emra ministrash

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha të martën se Kryeministri Edi Rama e shiti Saimir Tahirin vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij, teksa paralajmëroi se në ditët në vijim do të dalin emra të tjerë ministrash, të përfshirë në veprimtari kriminale.

?Provat e hetimit tregojnë se narkotrafikanët kanë kontribuuar miliona euro në fushatën elektorale të Edi Ramës", tha Basha i cili theksoi se "1400 herë PD e ka denoncuar Saimir Tahirin, ndërsa Rama po 1400 herë e ka mbrojtur duke akuzuar opozitën".

?Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë. Rama i ka dalë në krah Tahirit për çdo akuzë, ndaj sot Rama e shiti Tahirin vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij. Tahiri s'ka qenë as më pak e as më shumë se sa ndërmjetës i Ramës me Habilajt, Shullazin dhe bandat e tjera. Fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët në vazhdim edhe për ministra të tjerë të Edi Ramës?, tha Basha duke shtuar se PD do të thërrasë një tryezë të mërkurën me të gjithë spektrin opozitar.

Më herët, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në selinë e Kuvendit, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkoi që të hetohet dhe verifikohet çdo akuzë që ka lidhje me të, ndërsa bisedat e dala nga përgjimet mes trafikantëve të arrestuar në Itali i quajti ?pallavra kriminelësh?. Habilajt, ish ? ministri i konsideroi kushërinj të 10 -të. Tahiri tha se gabimi i vetëm që kishte bënte ishte fakti që 4 vite më parë u kishte shitur atyre automjetin e tij, pa kryer më parë verifikime.

Deklaratat e Tahirit erdhën pasi në një prej bisedave të përgjuara mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, në dosjen prej më shumë se 400 faqesh të publikuar nga Partia Demokratike, dyshja përmendte ish ? Ministrin Tahiri. /tvklan.al

Recommended