Tashmë i vetëm përballë të gjithëve, Saimir Tahiri duket i dorëzuar përballë deklaratave politike të kundërshtarëve të tij dhe pranon se i dyshuari për trafik narkotikësh në Itali, Moisi Habilaj, gjatë përgjimeve ka përmendur edhe emrin e tij, por kjo sipas ish ministrit, tregon vetëm se trafikantët kërkojnë të mburren duke përdorur emra pushtetarësh
Tahiri pranon se me kushërinjtë e tij, ndonëse të largët, ka bërë vetëm 1 gabim, shitjen e makinës së tij, pa u interesuar se kujt po ia shiste, në kohë kur ishte ministër
Me emrin e tij në dosjet e policisë italiane, Saimir Tahiri nuk kërkon mbrojtje nga askush, dhe pse kryeministri Rama u distancua nga kjo ngjarje.
Deputeti tha se ndjen përgjegjësi për shqetësimin që po ishkakton familjes së tij dhe personave të afërm dhe u shpreh i sigurtë që kjo ngjarje do të zbardhet në favor të tij.
Tahiri: Sot është një ditë jo e lehtë për mua në raport me veten, në raport me moralin tim, në raport me familjen, në raport me tim bir dhe në raport me të gjithë. Është një ditë jo e lehtë edhe për njerëzit që më njohin, me kolegët në parlament dhe në politikë me njerëzit që më kanë besuar dhe zgjedhur dhe që ende besojnë tek mua.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-opozita-po-shfrytezon-genjeshtrat-e-krimineleve/
Be the first to comment