Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka dëshmuar këtë të martë në gjyqin kundër Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, krahas ish-rektorit Dhori Kule dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Koni është shprehur se gjatë kohës kur kandidonte për Rektor, e ka ndaluar një automjeti i zi dhe personat që ndodheshin brenda saj e kishin ftuar të futej brenda. Sipas tij, ata i kanë kërkuar të tërhiqej nga gara.
Mynyr Koni: Më thërritën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë, U futa brenda, aty më kërkuar që të hiqja dorë nga gara për Rektor. Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur.
Emiljano Shullazi: A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë?
Mynyr Koni: Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë.
Emiljano Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 3-4 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, se s'më pëlqen.
Nikolla: Kule më tha se dyshohej për njerëzit e Shullazit
Gjatë dëshmisë së saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka theksuar se ka marrë dijeni për kërcënimin ndaj Mynyr Konit. Ajo tha se menjëherë u morën masa, ndërsa përmendi se dyshohej për njerëzit e Emiljano Shullazit. ( b.h/Shqiptarja.com )
Comments