Ora News – Qeveria merr konsulent për të krijuar një sistem të dhënash për rrugët
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të marrë një konsulent për të krijuar një sistem të saktë të dhënash për të gjitha rrugët në vend. Kompania do të ketë si detyrë që të mbledhë të dhëna të sakta për gjendjen e rrugëve. Projekti do të financohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe parashikohet të zgjasë 12 muaj.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurat për përzgjedhjen e një kompanie e cila do të krijojë një sistem të dhënash për të gjitha rrugët në vend.
Aplikimet e kompanive priten deri në datën 6 nëntor të 2017 ndërsa parashikohet që mbledhja e të dhënave të zgjasë 12 muaj. Kompania që do të përzgjidhet do të ketë si detyrë krijimin e një sistemi me të dhëna të detajuara për rrugët, midis të cilave dhe menaxhimin e urave, trotuareve dhe të sistemit të mirëmbajtjes.
Gjithashtu një tjetër detyrë me rëndësi është edhe analiza që do të ofrohet për gjendjen e rrugëve dhe përcaktimin e atyre ku duhet të ndërhyhet për ti mirëmbajtur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-merr-konsulent-per-te-krijuar-nje-sistem-te-dhenash-per-rruget/
Recommended