Rudina/ Historia e çiftit shqiptaro-italian, 16 muaj "udhetim mjalti" (16.10.17)

  • 6 years ago
Çifti shqiptaro-italian, Sonila Qesaraku dhe Fabio Ive rrëfyen sot në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan eksperiencën e udhëtimit të tyre në Azi.
Sonila Qesaraku tha se për të ndërmarrë një udhëtim të tillë çiftit i është dashur të heqin dorë nga punët përkatëse dhe të prisnin vetëm biletë kthimi.
?Është një eksperiencë shumë e gjatë, ka qenë një aventurë e vërtetë me evenimente nga më të ndryshmet. Ne kishim 10 vite bashkë, ne ëndërronim të shkonim në Azi dhe e shihnim si të pamundur. Një moment perfekt nuk arrin asnjëherë, dhe vendosëm të heqim dorë nga punët përkatëse, nga celebrimi i martesës dhe me atë shumë duam të shkojmë për një udhëtim në Azi. Donim të ishim të lirë për të vendosur se sa do të rrinim. Nuk ishte aspak një vendim i lehtë. Ne kemi mbi një muaj që jemi kthyer, po kalojmë pak kohë me familjen, por kemi edhe disa projekte mbi librin që do të shkruajmë për eksperiencën në Azi?, tha çifti.

Recommended